Shpërthen rivali i Partizanit në turin e tretë, kualifikohet duke shënuar 7 gola

Shpërthen rivali i Partizanit në turin e tretë, kualifikohet duke shënuar 7 gola

19:23, 01/08/2023

Partizani luan sonte në darkë ndeshjen e kthimit ndaj Atletik D’Eskaldes në turin e dytë të Ligës së Konferencës, por që tani e di se kush do të jetë rivali në turin e tretë.

Shorti i hedhur nga UEFA e kishte vënë përballë fitueses së çiftit Valmiera-Tre Pene dhe dueli në fjalë nuk ka pasur rivalitet.

Letonezët e Valmiera praktikisht mbyllën kualifikimin që në sfidën e parë në San Marino, duke fituar 3-0 në transfertë.

Sot, skuadra letoneze ka bërë edhe më mirë, teksa ka fituar me rezultatin 7-0 ndeshjen e kthimit në fushën e vet.

Që në startin e ndeshjes, skuadra letoneze shënoi 4 gola në 12 minuta e parë të sfidë, duke e kthyer në formalitet dhe stërvitje pjesën tjetër të duelit.

Tre gola të tjerë në pjesën e dytë të saj, vulosën fitoren e thellë dhe kualifikimin me totalin e 10 golave të shënuar dhe asnjë goli të pësuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco