Miqësorja e luksit, përmbysje në 60 sekonda, Inter leksion PSG

Miqësorja e luksit, përmbysje në 60 sekonda, Inter leksion PSG

15:48, 01/08/2023

 

Pas barazimit ndaj Al Nassr, Interi zhvilloi miqësoren ne dytë dhe të fundit në Japoni. Zikaltërit u përballën ndaj Paris Saint Germain dhe arritën të fitonin 2-1 me përmbysje.

Skuadra e drejtuar nga Luis Enrique kaloi në avantazh me Vitinha, pas një goditje të shkëlqyer, por italianët përmbysën gjithçka në harkun e 60sekondave. Fillimisht Interi barazoi me Esposito dhe më pas kaloi në avantazh me Sensi. Në të dy rastet protagonist ishte Frattesi me asistet e dhënë.

Pjesa e parë e lojës përfundoi në barazim pa gola, por Paris Saint-Germain  luajti më mirë. Francezët kontrolluan topin dhe diktuan ritmin e lojës, duke i vendosur në vështirësi kundërshtarët me shkëmbimet e shpejta të Vitinha, Asensio, Zaire Emery, Ugarte dhe Soler.

Teksa PSG u frenua nga shtylla, Interi provoi vetëm dy herë drejt portës së mbrojtur Donnarumma. Në pjesën e dytë, loja pati më tepër ekuilibër, edhe pse kualiteti i parizienëve u shfaq në golin e shkëlqyer të Vitinha.

Interi ndryshoi lojën, mbi të gjitha në 20 minutat e fundit, ku rriti intensitetin dhe shfrytëzoi dy kundërsulme të shpejta, duke përfituar edhe nga rreshtimi i gabuar i mbrojtjes së Paris Saint Germain. Sfida në Tokio përfundoi2-1 për zikaltërit, që në këtë mënyrë mbyllën turneun aziatik dhe kthehen nëItali, përpara startit të sezonit të ri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco