UEFA merr sot vendimin, Juventusi drejt përjashtimit nga Europa

UEFA merr sot vendimin, Juventusi drejt përjashtimit nga Europa

17:23, 28/07/2023

 

Sot do të jetë një ditë vendimtare sa i përket pjesëmarrjes së Juventusit në Kupat e Europës për sezonin e ardhshëm. Pas sanksioneve të vendosura nga FIGC, edhe organi më i lartë i futbollit europian (UEFA) ka vendosur të ndëshkojë bardhezinjtë për parregullsitë me bilnacet dhe skandalin e plusvalencave.

Me shumë mundësi, sipas asaj që raportohet edhe nga mediat e huaja, Juventusi do të përjashtohet nga kupat e Europës këtë sezon. Kështu, “Zonja e Vjetër” nuk do të marrë pjesë në Conference League.

Sakq, Juventusi gjithashtu do të gjobitet nga UEFA për shkeljet që ka bërë. Vendin e Juventusit në Conference League do ta marrë Fiorentina që u rendit një vend poshtë bardhezinjve në edicionin e fundit të Serie A.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco