West Ham insiston për blerjen e Armando Brojës

West Ham insiston për blerjen e Armando Brojës

17:04, 28/07/2023

 

Gianluca Scamacca më valixhet në duar për t’u larguar nga Ëest Ham që kërkon ta zëvendësojë italianin me sulmuesin e Kombëtares Shqiptare, Armando Broja. Bomberi kuqezi që nuk ka udhëtuar me skuadrën për në turneun amerikan dhe po stërvitet në qëndrën e Cobham ku është rikthyer pas dëmtimit të rëndë, mund të mos qëndrojë edhe për shumë kohë nën urdhrat e trajnerit Maurizio Pocchettino.

Në këtë garë, Broja është bashkë me sulmuesin e Milanit, Divock Origi, i cili e ka mbyllur ciklin me kuqezinjtë dhe kërkon një destinacion të ri pasi zhgënjeu dhe jo pak në sezonin e fundit. Gjithsesi, “Çekanët” do të hidhen në sulm vetëm pasi Scamacca të largohet përfudnimisht nga Londra.

Shtatlarti italian nuk bindi aspak në sezonin e tij të parë me fanellën e West Ham edhe pse u ble për rreth 40 milionë euro nga Sassuolo. Momentalisht është Roma që interesohet për të por verdhekuqtë kërkojnë ta huazojnë me të drejtë blerjeje, formulë që nuk e ndihmon West Ham të arkëtojë paratë e blerjes së Armando Brojës për të cilin nevojiten të paktën 30 milionë euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco