Rey Manaj në kërkim të aventurës së re, gati të nisë ëndrrën amerikane

Rey Manaj në kërkim të aventurës së re, gati të nisë ëndrrën amerikane

16:51, 28/07/2023

 

Prej muajit shkurt, sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Rey Manaj ka mbetur pa një skuadër. Ai aktivizohej me Watfordin në Angli, por pas një dëmtimi të rëndë, klubi vendosi t’i ndërpriste kontratën dhe që prej asaj kohe ai është një lojtar i lirë.

Megjithatë, kjo merkato verore mund t’i sigurojë sulmuesit 26-vjeçar një aventurë të re. Këtë herë ajo mund të jetë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aty ku kërkohet nga një emër i njohur.

Bëhet fjalë për Los Angles Galaxy që ka në listën e dëshirave edhe sulmuesin kuqezi. Ai është një prej pesë emrave që Galaxy po studion për të afruar në skuadër si lojtarë të lirë. Katër emrat e tjerë janë Alexis Sanchez, Alfredo Morelos Adama Traore dhe Alex Oxlade-Chamberlain. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco