Cavanit i plotësohet dëshira, do të luajë në stadiumin e zjarrtë

Cavanit i plotësohet dëshira, do të luajë në stadiumin e zjarrtë

14:37, 28/07/2023

Edinson Cavani është shumë afër transferimit në Argjentinë. Edhe pse ndodhet nën kontratë me Valencian, “El Matador” do të vijojë karrierën te Boca Juniors.

TyC Sports shkruan se 36-vjeçarin uruguaian e pret një kontratë 18-mujore në “Bombonera”. Agjenti i tij po bisedon me drejtuesit e Valencias në lidhje me zgjidhjen e kontratës.

Goleadori i njohur do të dalë lojtar i lirë, dhe më pas do të firmosë me klubin e njohur nga Buenos Aires, që mbështetet nga një ndër tifozeritë më të zjarrta që ekziston.

Boca e ka kërkuar edhe më parë bomberin latin, i cili nuk e ka mohuar asnjëherë dëshirën për të luajtur një ditë në stadiumin mitik të skuadrës argjentinase.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco