Neymar është rikthyer në formë të shkëlqyer, PSG-ja dhe Luis Enrique duan ta mbajnë për sezonin e ri

Neymar është rikthyer në formë të shkëlqyer, PSG-ja dhe Luis Enrique duan ta mbajnë për sezonin e ri

12:55, 28/07/2023

Neymar mund të jetë i mbijetuari i fundit i 3-shes “MNM” tek PSG-ja.

Pas largimit të Messit dhe atij gjithnjë e më të afërt të Mbappe, klubi parisien nuk do të rrezikojë të humbasë edhe sulmuesin tjetër.

I thirrur për turneun në Japoni, Neymar është shfaqur në formë të shkëlqyer pas rehabilitimit të gjatë.

Sipas “Le Parisien”, ai është i vetëdijshëm se është praktikisht i paprekshëm dhe synon të kthehet ndër më të mirët në botë.

Madje ndikim të madh do të ketë edhe trajneri Luis Enrique, i cili e lartësoi në kohën e Barcelonës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco