Interi zgjidh problemin e portës, arrin akordin me...

Interi zgjidh problemin e portës, arrin akordin me...

12:10, 28/07/2023

Yann Sommer po afrohet gjithnjë e më shumë me Interin. Negociatat rraskapitëse për portierin zviceran janë në fazën përfundimtare.

Lajmi për marrëveshjen verbale mes zikaltërve dhe Bayernit të Mynihut ka mbërritur nga Gjermania, aq sa një mbyllje e marrëveshjes pritet nga java e ardhshme, kur Simone Inzagi do të mund të ketë përforcimin që priste mes shtyllave.

Image

Shifra në fjalë është 4 milionë euro plus bonuset, një shpenzim i ndërmjetëm mes klauzolës (6 milionë euro) dhe 4 milionëve që Interi donte të shpenzonte pas shitjes së Onanës te Manchester United.

Prioriteti i merkatos së Interit ishte pikërisht ai i numrit një, duke qenë se ndaj Al-Nasr, Inzagi duhej të aktivizonte Stankoviçin dhe Di Xhenaron.

Bayerni është gjithashtu në turne në Japoni dhe kjo mund të favorizojë një ardhje të shpejtë të Sommerit, pavarësisht se ndeshja e dytë dhe e fundit për italianët do të jetë kundër PSG-së të martën, ndaj ka shumë të ngjarë që transferimi të zyrtarizohet me ekipin tashmë të kthyer në Itali.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco