Rashica drejt rikthimit në Turqi, drejtuesi i Galatasarayt: Duam që të jetë me ne

Rashica drejt rikthimit në Turqi, drejtuesi i Galatasarayt: Duam që të jetë me ne

10:34, 28/07/2023

Sulmuesi i Kosovës, Milot Rashica, është shumë pranë rikthimit te Galatasaray.

Zëvendësdrejtori i klubit turk, Erden Timur, tha për mediet vendase se po punohet për ta rikthyer Rashicën në Stamboll.

“Ne jemi duke negociuar rikthimin e tij, duam që ai të jetë pjesë e ekipit dhe ai gjithashtu dëshiron të kthehet. Ne do ta gjejmë një gjuhë të përbashkët”, deklaroi Timur.

27-vjeçari aktualisht ndodhet te Norwich, klubi që ka në pronësi kartonin e tij.

Sezonin e kaluar Rashica grumbulloi 30 paraqitje, duke shënuar 6 gola.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco