VIDEO/ Spektakël në klasiken italiane, Juventusi mund Milanin në miqësore pas goditjeve të penalltive

VIDEO/ Spektakël në klasiken italiane, Juventusi mund Milanin në miqësore pas goditjeve të penalltive

10:12, 28/07/2023

Milani dhe Juventusi zhvilluan një klasike italiane në Karson të Kalifornias, një miqësore që u mbyll me rezultatin 2-2, me bardhezinjtë që fituan pas goditjeve të 11-metërshave.

Të parët që kaluan në avantazh ishin kuqezinjtë me anë të mbrojtësit Çau në minutën e 23-të.

10 minuta më vonë ishte Danilo ai që vendosi baraspeshën, por në të 39’ kuqezinjtë kaluan sërish në avantazh me Giroud.

Pjesa e dytë nisi me gol nga bardhezinjtë të cilët barazuan sërish, kësaj radhe me Giroun që shënoi në portën e tij në minutën e 48-të.

Më pas deri në fund nuk kishte më gola, me skuadrat që iu drejtuan penalltive.

Për “Zonjën” gabuan Iling dhe Kostiç, ndërsa për kuqezinjtë gabuan Romero, Pobega dhe Bartesagi, metë besuarit e Alegrit që fituan kështu 4-3.

Sfida e radhës për Juven do të jetë kundër Realit më 3 gusht, ndërsa Milani do të luajë një ditë para kundër Barcelonës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco