VIDEO/ Xhakomo Vrioni shënon tripletë në Amerikë, kap Messin me gola

VIDEO/ Xhakomo Vrioni shënon tripletë në Amerikë, kap Messin me gola

09:19, 27/07/2023

Xhakomo Vrioni ka pasur ditën e tij më të mirë Kupën e Ligës në Amerikë, duke shënuar një tripletë në fitoren që skuadra e tij mori me rezultatin 1-5 ndaj Atletiko San Luiz.

Sulmuesi i Kombëtares gjeti golin e parë në minutën e 15-të të takimit, por vetëm 7 minuta më vonë u barazuar rezultati. Megjithatë, Bu dhe një autogol i vendasve e çuan rezultatin në 1-3 në pjesën e parë, teksa ka pasur kohë edhe për golin e dytë personal të Vrionit.

Në të dytën, ka qenë sërish Vrioni ai që në minutën e 60-të ka vulosur fitoren e skuadrës së tij, duke shënuar edhe golin e pestë dhe të tretin personal.

Në renditjen e Kupës, skuadra e Vrionit numëron 4 pikë dhe renditet e dyta, duke siguruar kalimin në turin tjetër.

Vrioni numëron 3 gola të shënuar në Kupë, aq sa edhe Mesi që shënoi një dygolësh ditën e djeshme me Inter Majemin dhe një në debutim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco