Besiktasi i paraqet Milanit dy oferta për Ante Rebic

Besiktasi i paraqet Milanit dy oferta për Ante Rebic

08:46, 27/07/2023

Besiktasi po synon që të përforcohet me Ante Rebic.

Kroati nuk bën pjesë në planet e Stafano Piolit dhe së fundmi u la jashtë skuadrës për turneun para-sezonal në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Rebic nuk ia doli të linte gjurmë sezonin e kaluar, duke shënuar vetëm tre gola në 31 paraqitje në të gjitha garat, ndaj largimi i tij duket i pashmangshëm.

“Fanatik” ka raportuar se Besiktasi tashmë ia ka paraqitur dy oferta të ndryshme Milanit për kroatin.

E para është një marrëveshje huazimi pa tarifë të bashkangjitur, por pala turke do të paguajë të paktën 2.5 milionë euro nga paga e tij neto prej 3.5 milionë eurosh në sezon.

Oferta tjetër është një transferim përfundimtar i 25-vjeçarit, me vlerë prej 3 milionë eurosh, plus një klauzolë rishitjeje në të ardhmen.

Ante Rebic ka edhe dy vite kontratë me Milanin, por duket i destinuar të largohet në javët në vijim. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco