Ish-sulmuesi i Barcelonës nuk dëshiron të luajë në ligën e dytë, ikën nga klubi edhe pse ka kontratë

Ish-sulmuesi i Barcelonës nuk dëshiron të luajë në ligën e dytë, ikën nga klubi edhe pse ka kontratë

23:00, 26/07/2023

Futbollisti danez Martin Braithwaite do të përballet me dënimin pasi u largua nga Espanyol pa lejen e klubit edhe pse ka një kontratë me klubin katalanas.

Braithwaite mbërriti te Espanyol nga Barcelona verën e kaluar, por ra nga La Liga në vitin e tij të parë me klubin. Ndërsa nënshkroi një kontratë trevjeçare me Espanyol, 32 vjeçari duhet të qëndrojë edhe dy vite të tjera dhe të luftojë për ngjitjen në elitën e futbollit spanjoll.

Por danezi nuk e dëshiron këtë. Ai befasoi plotësisht tifozët pasi u largua pa leje nga kampi stërvitor i Espanyol dhe nuk iu përgjigj telefonatave për një kohë të gjatë.

Espanyol aktualisht ndodhet në Marbella duke u përgatitur për ndeshjen e Segunda Division. Mirëpo Braithwaite nuk dëshiron më të luajë për klubin e tij, me të cilin ka kontratë aktive, ndaj do të marrë një dënim të rëndë.

Madje ka teori që ai dëshiron të tërhiqet nga futbolli pas dështimit me Espanyol sezonin e kaluar. Gjithçka ka bërë të ditur drejtori sportiv i klubit, Fran Garagarza, i cili tha se Espanyol nuk do ta tolerojë sjelljen e tij dhe se do të pasojnë sanksione.

Në fund, Garagarza arriti të vinte në kontakt me Braithwaite, i cili vërtet i konfirmoi se nuk dëshironte të luante në kategorinë e dytë spanjolle.

“Ne folëm dhe ai na tha se nuk dëshiron të jetë këtu dhe se dëshiron një rrugëdalje nga kjo situatë. Por situata është e qartë, Martin ka një kontratë me Espanyol dhe ne e kemi pjesë të planeve tona sepse është një lojtar shumë i rëndësishëm. Prandaj, nuk ka asgjë më shumë për të folur. Ai nuk dëshiron të jetë këtu, dhe ne nuk mund të bëjmë asgjë. Nuk mund ta lidhim, por është e qartë se ky është një zhgënjim i madh," tha drejtori sportiv i klubit.

Garagarza njoftoi sanksionet dhe tha se Espanyol është më i madh se çdo futbollist.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco