Abazaj nuk i trembet Beshiktashit: Tirana e përgatitur, do të përpiqemi për maksimumin

Abazaj nuk i trembet Beshiktashit: Tirana e përgatitur, do të përpiqemi për maksimumin

20:06, 26/07/2023

Tirana do përballet me Beshiktash këtë të enjte në orën 20.00, në takimin e parë të turit të dytë të Conference League. Lojtari i bardhebluve, Kristal Abazaj ka besim te rezultati pozitiv, edhe pse rivali është i vështirë.

Jeni një lojtar me eksperiencë dhe keni luajtur ndaj një kundërshtari të këtij niveli, ju motivon apo ju tremb kundërshtari?
Në futboll nuk ka trembje, është futboll dhe është treguar më parë që ekipet e vogla mund të bëjnë shumë mirë ndaj atyre të mëdha. Kemi shanset tona dhe do të luajmë shanset tona, të bëjmë atë që thotë trajneri, të jemi të gjithë bashkë dhe e rëndësishme është që të mos bëjmë veprime të nxituara pasi është një atmosferë që të bën të gabosh. Ne kemi përgatitur gjithçka.

Keni provuar futbollin turk, ku duhet të ruhet Tirana ndaj Beshiktashit?

Atmosfera, pasi jo të githë kanë provuar një atmosferë të tillë. Por, duke parë një atmosferë të tillë lojtarët nuk shprehin atë që dijnë të bëjnë më mirë. Ne nuk vijmë të dorëzuar, e dimë kundërshtarin dhe do të mundohemi të bëjmë sa më mirë.

Tirana ka në AND cilësinë, qetësinë, besimin deri në sekondën e fundit, mendoni se në këtë ndeshje duhen këto?
Të jem i sinqertë, kjo ndeshje nuk është se ka ndonjë ndryshim. Tirana nuk është se ka ndonjë strategji të veçantë për Beshiktashin, jemi përgatitur gjithë javës, i dimë cilësitë tona. Por nuk është diçka që nuk do të na lejojë të bëjmë atë që dimë të bëjmë më mirë.

Sa besim keni te fitorja?
Futemi të bëjmë më të mirën tonë, të bëjmë atë që na thotë trajneri. Një vlerësim të çdo lloj situata dhe besoj që do të nxjerrim veten tonë sa më mirë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco