Manchester City fiton miqësoren e luksit përballë Bayern Munchen, disa minuta edhe për lojtarin me origjinë shqiptare

Manchester City fiton miqësoren e luksit përballë Bayern Munchen, disa minuta edhe për lojtarin me origjinë shqiptare

16:54, 26/07/2023

Manchester City ka arritur të fitojë 2-1 miqësoren e luksit përballë Bayern Munchen. Dueli i luajtur në Tokio, Japoni, përfundoi me suksesin e kampionëve të Anglisë dhe Europës.

Skuadra e Pep Guardiolës e mbylli pjesën e parë në avantazh falë golit të 20-vjeçarit James McAtee (21’). Mathys Tel vendosi përkohësisht baraspeshën nëntë minuta përpara fundit, por Aymeric Laporte riktheu Man. City në avantazh (86’).

Trajnerët Pep Guardiola dhe Thomas Tuchel përfituan të aktivizonin shumë lojtarë në këtë përballje. Ky i fundit i dhuroi 8 minuta edhe Arijon Ibrahimovic, 17-vjeçarit me origjinë shqiptare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco