Klubi spanjoll fiton gjyqin kundër UEFA-s dhe do të luajë në Europë këtë sezon

Klubi spanjoll fiton gjyqin kundër UEFA-s dhe do të luajë në Europë këtë sezon

19:29, 25/07/2023

Edhe pse fillimisht u përjashtua nga Conference League, Osasuna e Spanjës fitoi një vendim kundër UEFA-s në një gjykatë ndërkombëtare dhe do të garojë në Europë këtë sezon.

Në fund të sezonit të kaluar, Osasuna u kualifikua në mënyrë të bujshme në Conference League, por të gjithë në klub u tronditën pasi UEFA, vetëm katër javë para paraqitjes së shumëdëshiruar në Europë, vendosi një dënim dhe i përjashtoi nga garat evropiane.

Arsyeja ishte një skandal dhjetëvjeçar i trukimeve të ndeshjeve. Rasti u quajt "Caso-Osasuna" dhe rezultoi në dënimin me burg të presidentit të klubit të vitit 2014, Miguel Archancho dhe pesë ish-drejtorëve të klubit.

Është konfirmuar se presidenti dhe ish-drejtorët kanë paguar më shumë se 600,000 euro nga fondet e klubit për lojtarët e klubeve kundërshtare për të ndikuar në rezultate dhe për të rregulluar ndeshjet.

Megjithatë, Osasuna apeloi në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS) dhe arriti të fitojë. Është vërtetuar se Osasuna e sotme është viktimë e ngjarjeve që nuk kanë asnjë lidhje me atë grup klubesh të vitit 2014.

Skuadra nga Pamplona përfundoi në vendin e shtatë në La Liga vitin e kaluar me dy pikë më shumë se Athletic Bilbao.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco