Partizani siguron fitoren e parë europiane, mund minimalisht modestët e Andorrës

Partizani siguron fitoren e parë europiane, mund minimalisht modestët e Andorrës

19:03, 25/07/2023

Partizani ka arritur të sigurojë fitoren e parë europiane, pasi ka mundur me rezultatin minimal 0-1 modestët e Atletioco Escaldes në Andorra, ndeshje e vlefshme për turin e dytë eliminator të Conference League.

Skuadra e drejtuar nga Zoran Zekiç dominoi totalisht sfidën në Andorrë, megjithatë nuk arritën të shënonin më shumë se një gol.

Golin i vetëm i takimit u realizua nga Christian Mba, në minutën e 53-të, i cili përfitoi nga një gabim i portierit kundërshtar dhe dërgoi topin në rrjetë. Me këtë rezultat, Partizani hedh një hap drejt kualifikimit për të turin e tretë eliminator të Conference League.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco