Dramë në familjen e Lebron James, djali i basketbollistit pëson arrest kardiak gjatë stërvitjes

Dramë në familjen e Lebron James, djali i basketbollistit pëson arrest kardiak gjatë stërvitjes

18:35, 25/07/2023

Bronny James, djali i basketbollistit legjendar të NBA, LeBron James, ka pësuar një atak kardiak gjatë një seance stërvitore.

Bronny (18) u rrëzua në parket gjatë stërvitjes me ekipin e USC-së (Universiteti i Karolinës së Jugut), pas së cilës u dërgua me urgjencë në spital ku madje qëndroi në kujdesin intensiv.

“Gjatë stërvitjes, Bronny James pësoi një arrest kardiak”, tha familja e James në një deklaratë.

Fatmirësisht ata thanë gjithashtu se Bronny aktualisht është në gjendje stabile falë reagimit të shkëlqyer dhe në kohë të stafit mjekësor.

"Ekipet mjekësore mundën ta trajtojnë Bronny dhe ta dërgojnë në spital. Ai tani është në gjendje stabile dhe nuk është më në terapi intensive. Ne kërkojmë që ju të respektoni privatësinë e familjes James dhe ne do të informojmë mediat kur të ketë më shumë informacion", tha familja.

Basketbollisti i ri, i lindur në vitin 2004, ka vite që shfaq talent të madh dhe parashikohet të ketë një karrierë të pasur në NBA. Ai u diplomua në shkollën e mesme Sierra Canyon, ku u dallua edhe në basketboll.

Para disa muajsh ai zgjodhi Universitetin e Karolinës së Jugut, ku vazhdoi të luante basketboll, por tashmë shëndeti i tij do të jetë i pari dhe është e diskutueshme nëse do t'i rikthehet basketbollit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco