Guardiola flet për të ardhmen e Kyle Walker

Guardiola flet për të ardhmen e Kyle Walker

15:14, 25/07/2023

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka folur për të ardhmen e mbrojtësit anësor, Kyle Walker, i cili është lidhur me një largim nga "Etihad" këtë verë.

Guardiola ka folur në një konferencë për shtyp për situatën e skuadrës dhe ulje-ngritjet e mundshme në klubin anglez.

Duke iu referuar situatës së Walker, ai konfirmoi dëshirën e tij për ta pasur ende në skuadër ylli anglez.

“Ai është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne, ai ka një cilësi të veçantë. Është një futbollist i pazëvendësueshëm”.

“Klubet janë në kontakt, ne do të luftojmë që ai të qëndrojë në klub”, ka thënë Guardiola.

Edhe shoku i tij i skuadrës, Ruben Dias, gjithashtu ka folur për Walker, duke thurë elozhe për bashkëlojtarin e tij.

“Nëse ai qëndron në ekip, ai do të vazhdojë të jetë një lojtar i rëndësishëm. Nuk më takon mua të flas për këto çështje, por mendoj se lojtarët, tifozët dhe stafi teknik duan që ai të qëndrojë”.

“Çdo vendim që ai merr duhet të respektohet”, ka thën Dias. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco