Ronaldo hyn në Librin e Rekordeve Guinness, më i paguari në 2023

Ronaldo hyn në Librin e Rekordeve Guinness, më i paguari në 2023

16:43, 16/07/2023

Ylli portugez Cristiano Ronaldo këtë vit hyri në Librin e Rekordeve Guinness për atletin më të paguar në vitin 2023, me 121 milionë euro të fituara nga maji 2022 deri në prillin e kaluar.

Për herë të parë që nga viti 2017 dhe për herë të tretë ndonjëherë, Cristiano Ronaldo ka arritur në krye të renditjes Forbes të sportistëve më të paguar në botë, sipas publikimit të Rekordeve Botërore Guinness.

Ronaldo kështu i vodhi titullin Lionel Messit, i cili kishte qenë sportisti më i paguar në vitin 2022 me rreth 130 milionë dollarë.

Të ardhurat rekord të Ronaldos përbëhen nga 46 milionë dollarë fitime në fushë dhe 90 milionë dollarë fitime jashtë stadiumit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco