Lajmi i fundit

Tirana-Partizani/ Goli në minutat shtesë, përcaktues i derbit dramatik në ‘Air Albania’

Bayerni nuk heq dorë nga Kane

Bayerni nuk heq dorë nga Kane

14:54, 12/07/2023

Harry Kane dhe Bayern Munich, një martesë që mund të kurorëzohet shumë shpejt.

Klubi gjerman është duke e pritur sulmuesin anglez për sezonin e ardhshëm dhe është i gatshëm ta bëjë një ofertë të re dhe të rëndësishme për të.

Tottenhami i ka refuzuar dy ofertat e para të kampionit të Bundesligës.

E dyta madje ishte 80 milionë euro, por e pamjaftueshme për klubin e Premierligës, i cili i do 100 milionë për përfaqësuesin anglez.

Vetë futbollisti do të ishte i lumtur nëse mund ta vazhdojë karrierën në “Allianz Arena” pasi ai po e kërkon një klub ku do të mundë të fitonte trofe.

Edhe Bayerni e do lojtarin, të cilin e sheh si zëvendësues ideal të Robert Lewandowskit, i cili la zbrazësi të madhe që kur u largua në drejtim të Barcelonës vitin e kaluar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco