Pa Telushin e Hoxhën, ja cili është kapiteni i Partizanit për duelin e sotëm në Champions

Pa Telushin e Hoxhën, ja cili është kapiteni i Partizanit për duelin e sotëm në Champions

20:42, 11/07/2023

Partizani kthehet përsëri në Ligën e Kampioneve dhe ndryshe nga dy herët e fundit kur ka luajtur në këtë turne, do të ketë një kapiten të ri. Portieri Alban Hoxha, i cili ka mbajtur shiritin në eksperiencat e mëparshme, nuk është në rreshtimin titullar të të kuqve.

Gjithashtu, trajneri Zekiç ka preferuar që të mos i besojë një vend në fushë as Bruno Telushit, i cili është një nga emrat e “vjetër” të skuadrës dhe ka qenë kapiteni i ekipit në sezonin e fundit.

Zgjedhja e klubit për sfidën e sotme ka rënë mbi mesfushorin Valentino Murataj. Mesfushori 26-vjeçar iu bashkua Partizanit në janarin e vitit 2021 nga radhët e Bylsit dhe pak nga pak është kthyer në një figurë qendrore në lojën e skuadrës, duke marrë tashmë edhe rolin e liderit në fushë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco