Luhet finalja e Kampionatit Evropian U21, Anglia sfidon Spanjën

Luhet finalja e Kampionatit Evropian U21, Anglia sfidon Spanjën

12:08, 08/07/2023

Sot rikthehemi në fushë me finalen e Kampionatit Evropian U21. Dy emra të mëdhenj si Anglia dhe Spanja do të përballen me njëri-tjetrin.

“Ishullorët” rikthehen në këtë finale pas 14 vitesh pritje, teksa në vitin 2009 kujtojmë që u mund nga “pancerat” gjermanë. Në rast fitoreje të anglezëve do të ishte hera e 3-të që do të fitonin këtë kompeticion, teksa më herët e kanë siguruar trofeun në 2 edicione radhazi atë të vitit 1982 e 1984.

Në krahun tjetër, “tre luanët” do të kenë përballë rekordmenët e kompeticionit, me Kombëtaren “iberike”, që e ka fituar plot 5 herë këtë kompeticion, ku suksesi i fundit ishte ai i vitit 2019 ndaj Gjermanisë.

Kujtojmë ndeshja nis në orën 18:00.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco