Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Nuk u paraqitën në stërvitje, nga Tirana largohen dy lojtarë

Nuk u paraqitën në stërvitje, nga Tirana largohen dy lojtarë

10:02, 08/07/2023

Skuadra e Tiranës po mbyll përgatitjet e fundit për pjesëmarrjen në Ligën e Konferencës. Bardheblutë dje zhvilluan stërvitjen e parë në Shqipëri pas kthimit nga Maqedonia e Veriut.

Por për të motivuar edhe më shumë ekipin ka menduar presidenti i bardhebluve, Refik Halili, i cili ka zbritur personalisht në fushën e lojës.

Ai dje ka qenë i pranishëm në stërvitjen e bardhebluve, jo vetëm duke ndjekur nga afër atë, por edhe duke folur drejtpërdrejt me ekipin. Ashtu siç bën zakonisht numri 1 i bardhebluve, biseda me ekipin ka qenë gjatë seancës stërvitore, ku ai ka mbledhur lojtarët në fushën e lojës.

Në fjalimin e tij të shkurtër, ai ka kërkuar impenjimin maksimal për të kaluar turin e parë, që është objektivi minimal i skuadrës në këtë edicion. Para skuadrës ka folur edhe trajneri Orges Shehi. Dy drejtuesit për 20 minuta kanë diskutuar gjatë me skuadrën.

LARGIMET – Tani është zyrtare që Erhun Obanori nuk do të vishet bardheblu. Lojtari nuk u paraqit në stërvitjen e djeshme dhe normalisht ka mbyllur para kohe bashkëpunimin me Tiranën.

Nuk do të jetë pjesë e Tiranës as Besir Iseni. Lojtari do të shohë një aventurë tjetër në Kosovë ose Maqedoni. Iseni është dënuar 24 muaj nga Disiplina për ngjarjet e ndodhura në kampionatin shqiptar, pikërisht në sfidën me Bylisin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco