U kritikuan nga publiku, por nuk ndryshuan vendim, klubi holandez prezanton fanellat për sezonin e ri: Po promovoni Rusinë, turp të keni

U kritikuan nga publiku, por nuk ndryshuan vendim, klubi holandez prezanton fanellat për sezonin e ri: Po promovoni Rusinë, turp të keni

09:35, 08/07/2023

Së fundmi, klubi holandez Heerenveen prezantoi fanellat për sezonin e ardhshëm, duke përfshirë edhe atë që do të mbajnë veshur në transfertë, e cila shkaktoi shumë polemika në publik.

Nuk do të kishte tërhequr kaq shumë vëmendjen, nëse ngjyrat e flamurit zyrtar rus, bardhë-blu-kuqe, nuk do të rreshtoheshin në mëngët e fanellës.

Disa tifozë dhe analistë e cilësuan këtë veprim si promovimin të Rusisë, të cilën drejtuesit e këtij klubi e mohuan me vendosmëri.

Holanda, si e gjithë Evropa Perëndimore, është hapur në anën e Ukrainës në këtë luftë, ndaj ky qëndrim i publikut nuk është për t'u habitur.

Nuk po pakësohen kritikat ndaj Heerenveen në mediat holandeze dhe veçanërisht në rrjetet sociale.

“Turp të keni”, “Pse i përkrahni agresorët?”, “Ky nuk është më klubi im...”, ishin vetëm disa nga komentet e klubit për të cilin dikur luante i madhi Klaas-Jan Huntelaar.

Drejtuesit e klubit mohojnë çdo lidhje me Rusinë. Siç thonë ata, vijat e bardha, blu dhe të kuqe në fanellën e kuqe si mysafir janë trashëguar nga fanella e sezonit 1993/94.

"Ka njerëz që lidhin gjithçka me ngjarjet botërore. Këto janë ngjyrat e klubit tonë. Flamuri i vetëm për të cilin mendojmë është i yni," tha drejtori komercial i Heerenveen, Martin Kopman.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco