Pësoi hemorragji në tru, Van der Sara ishte 'konsumuar' nga stresi para se të përfundonte në spital

Pësoi hemorragji në tru, Van der Sara ishte 'konsumuar' nga stresi para se të përfundonte në spital

09:19, 08/07/2023

Legjendari Edwin van der Sar u shtrua ditwn e djeshme në spitalin e Splitit nw Kroaci për shkak të hemorragjisë  në tru.

Ish-portieri legjendar ndodhet në terapi intensive, në gjendje të qëndrueshme, siç raportohet nga klubi i Ajaxit, ku ai luajti nga viti 1990 deri në vitin 1999.

Pak më shumë se një muaj më parë, 52 vjeçari u largua nga posti i drejtorit ekzekutiv të Ajax-it pas shtatë vitesh punë në atë pozicion.

Domethënë, në fund të muajit maj, Van der Sar e përfundoi historinë e tij në Ajax, përndryshe klubi ku jetoi vitet më të mira të karrierës së tij.

Ai ishte anëtar i bordit drejtues nga viti 2012, më pas drejtor marketingu dhe më pas nga viti 2016 mori rolin e drejtorit ekzekutiv.

Edhe pse ai fitoi tre tituj të kampionatit Holandez dhe luajti në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve, ai ishte vënë nën kritika në dy vitet e fundit pas largimit të drejtorit sportiv Marc Overmars dhe trajnerit Erik ten Hag.

Tifozët e Ajax-it madje e kritikuan atë në maj në ndeshjen e fundit të sezonit në shtëpi pasi Ajax përfundoi vetëm në vendin e tretë dhe humbi Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Holandezja Telegraaf shkruan se kritikat dhe stresi padyshim e kanë lodhur shumë, duke shtuar se edhe gruaja e Van der Sar kishte një hemorragji në tru në vitin 2009.

“Problemet te Ajax, që kishte një sezon të dobët dhe ku duhej t'i thoshte lamtumirë mikut të tij Overmars pas sjelljes së tij të papërshtatshme, po e grryenin atë. Ai ishte nën stres”, shkruan Telegraaf.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco