Formula 1/ Leclerce: Red Bulli më i fortë, Ferrari ka bërë hapa përpara

Formula 1/ Leclerce: Red Bulli më i fortë, Ferrari ka bërë hapa përpara

22:08, 07/07/2023

Botërori i Formulës 1 është zhvendosur në Silverston për Çmimin e Madh të Britanisë.

Në prag të garës si gjithnjë është mbajtur edhe konferenca e zakonshme për shtyp e pilotëve.

Ferrari mbërrin në Mbretërinë e Bashkuar pas zhvillimeve të bëra në makinë në garat e fundit, të cilat kanë rezultuar pozitive, ndërsa do të kërkojë konfirmimin edhe në Silverston.

Charles Leclerce komentoi rritjen e “kokëkuqes” edhe pse pranoi superioritetin e madh të Red Bullit në pistë.

“Në Austri kishim një ritëm më të mirë me ndjesi të shkëlqyera, por ata (Red Bulli) janë edhe më të fortë”, u shpreh Leclerce, i cili u klasifikua i dyti në garën e javës së kaluar në Austri.

Më tej monegasku i Ferrarit shtoi: “Mendoj se që prej Çmimit të Madh të Barcelonës gjërat po shkojnë në drejtimin e duhur. Ritmin që nuk mundët ta gjenim në Katalonjë, e arritëm në Austri dhe ishte më i miri që prej fillimit të sezonit. Kemi bërë hapa përpara, por nuk duhet ta lëmë veten të rrëmbehemi nga entuziazmi.

Red Bull qëndron shumë përpara dhe mbetet më i fortë. Gjithashtu mendoj se pista Silverston mund të nxjerrë në pah dobësitë tona, ndoshta do të vuajmë më shumë se në Austri, por për sa i përket ritmit kemi bërë një hap përpara”, deklaroi Leclerce.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco