‘Nuk mendojnë për të ardhmen’, Koeman kritikon Barçën për politikën e transferimeve

‘Nuk mendojnë për të ardhmen’, Koeman kritikon Barçën për politikën e transferimeve

21:59, 07/07/2023

Periudha e shkurtër e Ronald Koeman në krye të Barcelonës ende e ndjek atë edhe sot e kësaj dite.

Duke folur për mediat, një ditë më parë, holandezi kishte një sulm ndaj Joan Laportas për mënyrën se si u trajtua nga ai.

“Unë e di që si trajner, ekziston gjithmonë rreziku që të shkarkohesh nëse gjërat nuk shkojnë mirë. Megjithatë, mendoj se është e rëndësishme të trajtosh mirë dikë që ishte i rëndësishëm për klubin”, ka zbuluar trajneri holandez.

Kur u pyet se çfarë mendon për politikën aktuale të transferimeve të klubit, Koeman tha se është e gabuar.

“Unë mendoj se struktura e klubit duhet të jetë (për të bërë nënshkrime) për disa vite dhe jo vetëm për dy ose tre”.

“As ekonomikisht dhe as sportivisht ata nuk shohin shumë për të ardhmen”, ka shtuar më tej Koeman

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco