Milan kërkon të fitojë para nga shitja e tij, sulmuesi merr vendimin për të ardhmen

Milan kërkon të fitojë para nga shitja e tij, sulmuesi merr vendimin për të ardhmen

21:48, 07/07/2023

 

Sezoni i parë i Divock Origi me Milanin nuk ishte aspak i mirë, me ish-sulmuesin e Liverpool që kaloi një formë të dobët. Kuqezinjtë po mendojnë të shesin diku sulmuesin belg, por ky i fundit nuk e mendon aspak këtë opsion.

Thuhet se Divock Origi nuk e ka aspak ndërmend largimin nga Milani dhe dëshiron të provojë veten tek ekipi italian. Siç raporton “Calciomercato”, 28-vjeçari ka refuzuar çdo ofertë që ka ardhur në drejtim të tij, gjithashtu dhe ato nga Arabia Saudite e Turqia.

Sezonin që lamë pas, Origi arriti të realizojë vetëm dy gola në 36 paraqitje me kuqezinjtë. Vitin e kaluar, Milani firmosi me sulmuesin belg nga Liverpooli me parametra zero.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco