E la jashtë listës së Champions, Partizani merr vendimin për Bekim Rexhepin

E la jashtë listës së Champions, Partizani merr vendimin për Bekim Rexhepin

20:24, 07/07/2023

Mungesa e portierit Bekim Rexhepi në listën e lojtarëve të dorëzuar në UEFA për turin e parë të Ligës së Kampioneve ndaj BATE Borisov la të kuptohej se mes të kuqve dhe portierit nuk do të vononte divorci. Tashmë rrugët mes palëve janë ndarë edhe zyrtarisht.

Gjatë ditës së sotme, gardiani është takuar me drejtuesit e klubit dhe kanë vënë pikat mbi “i”, duke zyrtarizuar divorcin mes tyre. Palët kanë arritur akordin dhe kanë nënshkruar ndërprerjen me marrëveshje të kontratës ekzistuese, duke mbyllur kështu një aventurë të Rexhepit që zgjati vetëm një sezon, por që përkoi me atë të kthimit të titullit kampion te të kuqtë.

Partizani e mendonte prej kohësh këtë lëvizje dhe i parapriu me afrimin e Pano Qirkos nga Teuta, duke bërë një hap të rëndësishëm për të ardhmen pasi firmosi një kontratë afatgjatë me gardianin i cili kishte bërë shumë mirë në vitin e fundit te Teuta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco