Zyrtare/ Partizani ‘nënshkruan’ me Gjelbërim Taipin

Zyrtare/ Partizani ‘nënshkruan’ me Gjelbërim Taipin

20:41, 06/07/2023

Tjetër goditje “big” në merkato. Partizani ka zyrtarizuar ditën e sotme edhe mesfushorin Gjelbërim Taipi.

Ish-kapiteni i Kukësit, ka firmosur me kampionët në fuqi të Superiores, kontratë 1-vjeçare, me opsion rinovimi edhe për një sezon tjetër.  Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi i kuq, nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare.

NJOFTIM I KLUBIT:

Partizani zyrtarizon afrimin e Gjelbrim Taipit në skuadër. Mesfushori me tipare sulmuese është përforcimi më i fundit në këtë sesion të merkatos. Taipi pas 3 sezoneve pozitive te Kukësi, ka firmosur një kontratë 1 vjeçare me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon me kampionët e Shqipërisë. Mesfushori menjëherë i është bashkuar ekipit në seancën e sotme stërvitore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco