Zyrtare/ Arsenal bën goditjen e parë në merkato, 'topçinjtë' 'rrëmbejnë' Kai Havertz nga Chelsea

Zyrtare/ Arsenal bën goditjen e parë në merkato, 'topçinjtë' 'rrëmbejnë' Kai Havertz nga Chelsea

21:07, 28/06/2023

Kai Havertz është një lojtar më i ri i Arsenalit, i cili kështu lë Chelsea-n por që do të qëndrojë në Londër. Gjermani nënshkroi me nënkampionët e Anglisë ditët e fundit dhe konfirmoi fanellën me numrin 29 edhe në aventurën e tij të re tek Topçinjtë. 

Siç mediave, Arsenali do të paguajë një shumë prej 75 milionë euro për sulmuesin gjerman, që sigurisht do të jetë një përforcim i madh për skuadrën e Mikel Artetës.

Fillimisht Havertz ishte i lidhur me një kalim te Real Madridi, pasi Karim Benzema u largua nga klubi, madje trajneri i Klubit Mbretëror, Carlo Ancelotti, foli me fjalë të mëdha për sulmuesin dhe tha se i pëlqen mënyra e tij e lojës, domethënë nuk është klasiku nëntësh, por një lojtar që merr pjesë në organizimin e lojës. 

Megjithatë, Reali nuk ka dashur të paguajë më shumë se 50 milionë euro, ndërsa Arsenali mesa duket nuk ka kursyer, por ka hapur arkën.

Havertz mbërriti te Chelsea në shtator të vitit 2020 nga Bayer Leverkusen për 72 milionë euro dhe me një gol në finale fitoi Ligën e Kampionëve me këtë klub në vitin 2021.

Në total, ai luajti 139 ndeshje për Chelsean, duke shënuar 32 gola dhe duke regjistruar 15 asistime.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco