‘Barcelona dhe asgjë tjetër’, Gundogan nuk harron Manchester Cityn dhe Guardiolën

‘Barcelona dhe asgjë tjetër’, Gundogan nuk harron Manchester Cityn dhe Guardiolën

15:44, 26/06/2023

Ilkay Gundogan e kishte ndarë mendjen prej kohësh për të vijuar karrierën te Barcelona.

Kapiteni gjerman e mbylli si kampion i trefishtë me Manchester City, duke u larguar ashtu siç e ëndërronte.

Pas shtatë viteve në “Etihad”, 32-vjeçari është entuziast për aventurën e re. Mesfushori ka firmosur një kontratë 2+1 me kampionët e Spanjës. Ndërkohë që klauzola e shitjes së tij prek shifrën 400 milionë euro.

Gundogan tha fjalët e para si katalanas: “Jam krenar që jam një lojtar i Barcelonës dhe përshëndes gjithë tifozët e mi të rinj.

Kur vendosa të ndryshoja skuadër, në mendjen time ishte Barcelona dhe asgjë tjetër”. Gjermani me origjinë turke, nuk harron as Manchester City dhe tifozët anglezë.

“Njëherë blu, gjithmonë blu. Kalova 7 vite fantastike. Të mësoja nga Guardiola ishte një privilegj që nuk do të harroj kurrë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco