Euro U21/ Festojnë Italia dhe Anglia, rrezikon Gjermania

Euro U21/ Festojnë Italia dhe Anglia, rrezikon Gjermania

21:17, 25/06/2023

Italia U21 regjistron fitoren e parë në Euro U21, kualifikohet Anglia U21, ndërkohë që zhgënjejnë gjermanët e vegjël.

Të kaltrit fituan 3-2 ndaj moshatarëve nga Zvicra, sfidë ku për kombëtaren helvete e nisën si titullarë tre lojtarë me origjinë shqiptare: Kastrioti Imeri, Ardon Jashari dhe Amir Saipi.

Italia dominoi fraksionin e parë të ndeshjes, duke gjetur rrugën e rrjetës me Lorenzo Pirola, Wilfried Gnonto dhe Fabiano Parisi.

Por, Zvicra ishte pranë barazimit të çmendur në pjesën e dytë.

Kastrioti Imeri (eurogol) dhe Zeki Amdouni tundën rrjetën italiane në minutat e para të pjesës së dytë.

Gjithsesi, të kaltrit menaxhuan avantazhin dhe siguruan fitoren e parë në Grupin D, aty ku bëjnë pjesë edhe Franca dhe Norvegjia.

Anglia triumfoi 2-0 ndaj Izraelit falë golave të Anthony Gordon dhe Emile Smith Rowe (supergol), duke kryesuar Grupin C me 6 pikë të plota dhe duke u kualifikuar, grup ku rrezikon Gjermania pas humbjes 2-1 ndaj Çekisë.

Goli i Angelo Stiller i dhuroi barazimin e përkohshëm skuadrës gjermane, që numëron një pikë po aq sa Izraeli, ndërkohë që Çekia mban vendin e dytë me 3 pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco