Vjen lajmi i papritur për Kevin de Bruyne

Vjen lajmi i papritur për Kevin de Bruyne

20:35, 25/06/2023

Ylli i Manchester Cityt, Kevin de Bruyne, do të humbasë fillimin e sezonit të ardhshëm për shkak dëmtimi.

Mesfushori pësoi një dëmtim gjatë finales së Champions League kundër Interit, që City e fitoi 1-0.

Tani duket se dëmtimi është më i keq se sa mendohej pasi “Daily Star” ka raportuar se ai ka pësuar një dëmtim së shkallës së tretë në muskujt e kofshës.

Raporti ka shpjeguar se ai nuk do të ketë nevojë për ndërhyrje kirurgjikale, por do të humbasë ndeshjen e sezonit 2023-2024 kundër Arsenalit në “Community Shield” në stadiumin “Wembley”.

Mendohet se ai do të mungojë ende në ndeshjen e parë të Cityt në Premier League kundër Burnleyt.

Departamenti mjekësor i klubit megjithatë është “optimist” se lojtari belg do të jetë në stol për Superkupën e Europës kundër fituesit të Europa League, Sevilla.

Sezonin e kaluar, De Bruyne luajti një rol vendimtar për Cityn pasi shënoi nëntë gola dhe siguroi 16 asiste në total.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco