Talenti 17-vjeçar i thotë 'PO' Kosovës

Talenti 17-vjeçar i thotë 'PO' Kosovës

17:50, 25/06/2023

Kombëtarja e Kosovës do të ketë edhe një talent në radhët e saj.

17-vjeçari Nuredin Rexhepi i ka thënë “PO” Kosovës.

Rexhepi luan në pozitën e qendërmbrojtësit VFB Stuttgart.

Ai po ashtu deri më tani ishte pjesë e kombëtarës U-17 të Gjermanisë.

Prezantimi i tij u bë nga kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

Ademi i ka shprehur mirënjohje bashkëatdhetarëve tanë në Diasporë, të cilët vazhdojnë t’i rrisin fëmijët e tyre në frymën e atdhedashurisë.

“Sot dua të ndaj me të gjithë ju një tjetër lajm të mrekullueshëm pasi talenti i ri, Nuredin Rexhepi, tashmë do të përfaqësojë Kombëtaren e Kosovës. Nuredini është një 17-vjeçar shumë premtues, qendërmbrojtës i ekipit të VfB Stuttgart. Nuredini, i cili deri tash ka qenë pjesë e Kombëtares U17 të Gjermanisë, ka vendosur të luajë me gjithë zemër për Kombëtaren e Kosovës. Ky vendim i vlefshëm është marrë nga Nuredini dhe familja e tij, duke shprehur dëshirën e tyre të flaktë për ta përfaqësuar vendin e tyre”, tha Ademi.

17-vjeçari, Rexhepi ka statistika të shkëlqyeshme në Bundesliga U17.

Nuredin Rexhepi, i ka zhvilluar 16 paraqitje me skuadrën e VfB Stuttgart dhe në 92 përqind të ndeshjeve ka luajtur si titullar.

Ai ka realizuar edhe katër gola.

Tani mbetet që talenti kosovar t’i nënshtrohet procedurave të zakonshme dhe të pajiset me shtetësinë e Kosovës, në mënyrë që të ketë të drejtë për t’u paraqitur në fanellën e Kombëtares dardane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco