Interi gjen pasuesin e Skriniar, priten vizitat mjekësore

Interi gjen pasuesin e Skriniar, priten vizitat mjekësore

18:35, 23/06/2023

Cesar Azpilicueta pritet të jetë përforcimi i parë i Interit për sezonin e ri futbollistik. Zikaltrit kanë arritur marrëveshjen me mbrojtësin 34-vjeçar spanjoll, i cili pritet të zbarkojë në Milano brenda qershorit për të kryer vizitat mjekësore dhe firmosur kontratën.

Bëhet fjalë për një marrëveshje 2-vjeçare, nga e cila Azpilicueta pritet të përfitojë rreth 4 milionë euro në sezon, teksa Chelsea ka vendosur ta lërë të lirë, pas kërkesës së spanjollit për më shumë minuta.

Azpilicueta është një zgjedhje e përshtatshme për trajnerin Inzaghi, pasi di të bëjë mirë si rolin e mbrojtësit të djathtë, ashtu edhe të mesfushorit të krahut në rreshtimin 3-5-2 që përdor tekniku zikaltër.

Cilësitë e spanjollit janë pak a shumë të njëjta me ato të Darmian, që shpesh ka nxjerrë nga telashet teknikun e Interit, pasi ka luajtur në pozicione të ndryshme në fushën e lojës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco