Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Nexhipi gati për hapin e madh të karrierës, drejtor sportiv në klubin turk

Nexhipi gati për hapin e madh të karrierës, drejtor sportiv në klubin turk

15:21, 23/06/2023

Nderim Nexhipi nuk do të jetë më pjesë e Ballkanit. Kampionët e Kosovës kanë njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale se kanë ndërprerë bashkëpunimin me drejtorin sportiv, i cili mbante këtë post prej rreth dy vitesh.

Nexhipi pati një rrugëtim fantastik me Ballkanin, duke fituar 2 tituj kampion, e njëkohësisht klubi nga Suhareka u bë e para skuadër Dardane që mori pjesë në fazën e grupeve të Conference League.

Sipas SuperSport, shkak i divorcit mes palëve është bërë një ofertë mjaft e mirë pune për Nexhipin, që do të bëhet drejtor sportiv i klubit turk të Manisaspor.

Kjo do të jetë një eksperiencë fantastike për Nexhipin si drejtor sportiv, ndonëse në Kategorinë e Parë turke, teksa prezantimi zyrtar pritet të bëhet të shtunën në ambientet e klubit.

Nderim Nexhipi ka pasur një karrierë mjaft të suksesshme si futbollist, duke veshur fanellat e skuadrave të njohura si Hertha e Berlinit e Wolfsburg në Gjermani, por edhe Partizani, Flamurtari e Shkëndija.

Si drejtor sportiv, Nexhipi e nisi karrierën te Kukësi, teksa në verën e 2021-shit mori përsipër projektin për ngritjen në nivelet më të larta të klubit të Ballkanit, objektiv që e realizoi në mënyrën më të mirë të mundshme, duke shkruar historinë me atë skuadër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco