Bale: Te Reali respektohet vetëm një fjalë dhe për çdo gjë tjetër të kryqëzojnë

Bale: Te Reali respektohet vetëm një fjalë dhe për çdo gjë tjetër të kryqëzojnë

13:50, 22/06/2023

Uellsiani Gareth Bale thotë se te Real Madrid respektohet vetëm një fjalë dhe ajo është “fitore” dhe se çdo gjë tjetër në këtë klub është ndryshe është fundi i botës.

Pasi i tha lamtumirë futbollit, Bale aktualisht po e shijon jetën në maksimum dhe shpesh e shfrytëzon kohën e lirë për të qenë i ftuar në podkaste dhe emisione të futbollit. Në një bisedë me ish-shokët e skuadrës Jermaine Jenas dhe Peter Crouch, ai foli për kohën e tij në Real.

"Aty respektohet vetëm një fjalë dhe ajo është "fitore". Është e thjeshtë, kështu është. Kur hyn në dhomën e zhveshjes, tashmë ndihesh si fitues. Sigurisht që atje ka shumë futbollistë të mëdhenj, por është ende shumë e vështirë të shpjegohet. Fitorja është në mentalitetin e klubit”, tha Bale.

Dhe çfarë ndodh kur Reali humbet?

“E tmerrshme... Është si fundi i botës. Të kryqëzojnë, ti shkon në shtëpi i dëshpëruar”, kujton Bale.

Më pas, ai shpjegoi se si duket ai mentalitet fitues dhe kujtoi finalen e Ligës së Kampionëve 2018 kundër Liverpoolit.

"Mbaj mend që fola me lojtarët e Liverpool-it para ndeshjes. Ata kishin probleme me gjumin, ishin nervozë. Dhe ne kishim një mentalitet tjetër, na interesonte vetëm të fitonim, edhe pse ata ishin favoritët", kujton Bale.

Në ndeshjen e lartpërmendur, Reali fitoi me rezultat 3-1, dhe ishte Bale, pas futjes nga stoli, ai që shënoi dy gola dhe ktheu lojën.

Bale kaloi tetë vjet te Real, përpara gjashtë te Tottenham, ndërsa dy sezonet e tij të para si futbollist profesionit i luajti për Southampton.

 

Në total, Bale luajti 554 ndeshje në karrierën e tij, duke shënuar 186 gola dhe duke regjistruar 139 asistime. Në shtator 2013, Real Madridi i pagoi 100 milionë euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco