Bjellorusi-Kosovë, formacioni i mundshëm i Dardanëve

Bjellorusi-Kosovë, formacioni i mundshëm i Dardanëve

16:13, 19/06/2023

Pak orë na ndajnë nga Bjellorusi-Kosovë, sfidë kjo që do të luhet në kuadër të xhiros së katërt në kualifikueset e "EURO 2024".

"Dardanët" mbrëmë kanë zhvilluar stërvitjen e fundit në Budapest para ndeshjes me Bjellorusinë.

Kosova në këtë duel nuk do të llogarisë në shërbimet e Elbasan Rashanit të lënduar, por në dyshim është edhe paraqitja e Milot Rashicës.

Megjithatë, trajneri Alain Giresse beson se skuadra e tij, do ta fitojë duelin me bjellorusët.

Kombëtarja jonë në këtë cikël garash, ka zhvilluar tri ndeshje dhe po aq barazime.

Formacioni i mundshëm i Kosovës

Kosova: Muriq, Paqarada, Aliti, Rrahmani, Vojvoda, Kryeziu, Fazliji, Celina, Muslija, Zhegrova, Muriqi. 

Ndeshja Bjellorusi-Kosovë fillon në orën 20:45.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco