VIDEO/ Haaland zhgënjen fansat, sulmuesi norvegjez vërshëllehet nga tifozë pasi nuk ua plotësoi dëshirat

VIDEO/ Haaland zhgënjen fansat, sulmuesi norvegjez vërshëllehet nga tifozë pasi nuk ua plotësoi dëshirat

12:57, 18/06/2023

Një nga yjet më të mëdhenj të futbollit, Erling Haaland, është vërshëllyer pas ndeshjes mes Norvegjisë dhe Skocisë në kualifikueset për Kampionatin Evropian.

Norvegjezët përjetuan një "shok" ndaj Skocisë në fushën e tyre, ndonëse kishin epërsinë pesë minuta para fundit, të cilën e solli Erling Haaland. Por më pas sulmuesi i Manchester City doli nga loja dhe skocezët e kthyen rezultatin me dy gola dhe fituan sfidën.

Mirëpo një skenë mjaft interesante ka ndodhur në parkingun përballë stadiumit. Pamjet pas ndeshjes tregojnë një grup të madh tifozësh të Norvegjisë, kryesisht më të rinjtë, në pritje të heroit të tyre.

Tifozët  i kërkuan Haaland që t'u bashkohej, të nënshkruante autografe dhe ndoshta t'i jepte dikujt kënaqësinë e një fotoje. Megjithatë, kjo nuk ndodhi.

Sulmuesi i Cityt vetëm ia bëri me dorë dhe hipi në autobus, gjë që u pasua me vërshëllima të shumta nga tifozët e tij.

Kujtojmë, humbja e Norvegjisë është një goditje e madhe për të qenë në Kampionatin Evropian pas 24 vitesh pritje. Norvegjezët kanë vetëm një pikë në tre raundet e para.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco