Dybala qetëson De Rossin, s’ka dëmtim serioz

Dybala qetëson De Rossin, s’ka dëmtim serioz

21:20, 06/05/2024

Roma ka nisur përgatitjet për takimin e kthimit në gjysmëfinalen e UEFA Europa League, përballë Bayer Leverkusen, teksa këtë të hënë ka pasur lajme të mira për trajnerin Daniele De Rossi.

Asgjë serioze për Paulo Dybala, me argjentinasin që vendosi në alarm “verdhekuqtë”, pasi në sfidën e të dielës kundër Juventusi u largua pas 45 minutave të para.

Pas ekzaminimeve mjekësore këtë të hënë, argjentinasi nuk ka pësuar asnjë dëmtim serioz, pasi ka pasur vetëm tendosje muskulore, e cila do të menaxhohet me terapi dhe do të udhëtojë me skuadrën drejt Gjermanisë.

Në “Bay Arena”, Roma do të kërkojë përmbysjen, pasi në ndeshjen e parë u mposht në shtëpi 0-2 dhe në këtë pikë të sezonit, shumë gjëra do të varen nga ajo përballje, pasi në rast eliminimi, atëherë Championsi do të kalonte vetëm nëpërmjet kampionatit.

Pas barazimit me Juventus, Roma numëron 60 pikë, teksa java e ardhshme rezervon duelin direkt përballë Atalanta-s, në një sfidë që do të vendosë një pjesë të mirë të kualifikimit për në Champions League.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco