Rrahmani: Emocion i madh të kthehesh në stadiumin ku festuam titullin

Rrahmani: Emocion i madh të kthehesh në stadiumin ku festuam titullin

21:00, 06/05/2024

Pak minuta para fillimit të ndeshjes së Napolit kundër Udineses, në mikrofonat e DAZN u paraqit edhe mbrojtësi i Napolit, Amir Rrahmani, i cili foli për emocionet që i jep stadiumi në Friuli, ku napolitanët u shpallën matematikisht kampionë të Italisë në fund të sezonit të kaluar:

“Ishte një emocion i madh, të cilin e patëm të gjithë. Ishte një emocion i pashpjegueshëm, ndodhi për herë të parë për shumë prej nesh. Është gëzim i madh të kthehesh këtu”.

Mbrojtësi “dardan” thekson se në këto javë të fundit Napoli duhet të rikuperojë diçka mungesa e rezultateve gjatë sezoni.

“Ka qenë një javë ndryshe nga të tjerat. Nuk ka qenë aspak një sezon i lehtë, duhet të kompensojmë dhe vendosi gjërat në rregull”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco