Realizoi eurogol ndaj Moldavisë, Asani flet pas fitores: Këtë ndeshje nuk do ta harroj kurrë

Realizoi eurogol ndaj Moldavisë, Asani flet pas fitores: Këtë ndeshje nuk do ta harroj kurrë

09:48, 18/06/2023

Heroi i golit të parë Jasir Asani ka dhënë një intervistë pas ndeshjes ku ka folur rreth emocioneve të golit.

Ndeshja e dytë dhe goli i parë kuqezi. Sa i kënaqur jeni?
 

Të gjithëve u kisha thënë se do ta shënoj shumë shpejt golin. Shënova supergol dhe jam shumë i lumtur. Dua të vazhdoj kështu.

Sylvinho duket se ka ditur të marrë më të mirën nga ju…
 

Që ditën e parë që e kam takuar, ai më ka dhënë mbështetje shumë të madhe, jo vetëm mua por të gjithë lojtarëve. Megjithatë nuk kemi bërë asgjë, pasi na pret një punë shumë e madhe përpara. Falënderoj Sylvinhon për ftesën, pasi më dha mundësinë të tregoj cilësitë e mia.

 

Te Maqedonia e Veriut duhet të jenë penduar që nuk ju morën në përfaqësuese…
 

Unë kam pasur shumë dëshirë të madhe të luajë për Shqipërinë dhe jam më i lumturi në botë që ia arrita. Nuk do ta harroj këtë ndeshje, me stadiumin plot dhe me një gol. Shpresoj t’i kemi gjithmonë me vete tifozët, pasi kemi vërtetë nevojë për ta.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco