'Nuk je 37-vjeç, ma trego pasaportën', gazetari holandez nuk i beson Modricit për moshën

'Nuk je 37-vjeç, ma trego pasaportën', gazetari holandez nuk i beson Modricit për moshën

16:51, 15/06/2023

Kroacia u kualifikua në finalen e Ligës së Kombeve, pasi mundi Holandën 4-2 pas kohës shtesë.

Një prej lojtarëve më të mirë në fushë për kroatët ishte padyshim veterani Luka Modric, i cili zhvilloi një ndeshje spektakolare.

Gazetari i televizionit shtetëror holandez “NOS” ishte në mosbesim të plotë pas takimit, nuk mund ta besonte se një burrë 37 vjeç po luan ende në një nivel kaq të lartë.

Teksa Luka po jepte deklaratën pas ndeshjes, gazetari i kërkoi që t’i tregonte pasaportën, për të kontrolluar moshën.

“Të lutem më lër të kontrolloj pasaportën tënde. Është e pabesueshme që je 37 vjeç dhe luan dhe vrapon kështu deri në minutën e 119”, i tha gazetari Modricit.

Kroati buzëqeshi dhe u përgjigj: “Nuk ka problem! Nëse dëshironi do t’ju tregoj pasaportën time pas intervistës. Po pasaporta ime tregon që jam aq i vjetër sa thatë ju… Tifozët më japin shumë dashuri dhe respekt, prandaj më pëlqen të luaj edhe në këtë moshë”, tha Modric.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco