Kombëtarja/ Dy mungesa për Sylvinhon, ja sa bileta janë shitur deri tani

Kombëtarja/ Dy mungesa për Sylvinhon, ja sa bileta janë shitur deri tani

18:34, 14/06/2023

Sylvinho ka zgjedhur që skuadra kombëtare e Shqipërisë të stërvitet sot në “Air Albania”, për t’u përshtatur me fushën në lidhje me ndeshjen ndaj Moldavisë (17 qershor).

Sipas asaj që raporton SuperSport, vetëm dy lojtarë nuk kanë zbritur në fushë. Berat Gjimshiti, i cili është shtuar me vajzë duke u bërë baba për herë të dytë.

Mbrojtësi ka fluturuar drejt Italisë pasi i ka marrë leje trajnerit Sylvinho. Dhe nesër (e enjte) do t’i bashkohet skuadrës në stërvitje.

Mungesa e dytë është ajo e Frederic Veselit, i cili ka marrë një goditje në shpatull në stërvitjen e së martës. Stafi ka vendosur të mos rrezikojë, duke e lënë sot pushim.

Deri në mbrëmje pritet që numri i biletave të shitura për takimin ndaj Moldavisë të shkojë në 13 mijë. Kuqezinjtë luajnë dy sfidat e radhës së fazës eliminatore të Euro 2024.

Ndaj Moldavisë në “Air Albania (17 qershor, 20:45) dhe tri ditë më vonë në transfertë përballë Ishujve Faroe. Në po të njëjtin orar. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco