Finalja e Championsit/ UEFA shmang kaosin, tifozët do jenë 9 orë para në stadium

Finalja e Championsit/ UEFA shmang kaosin, tifozët do jenë 9 orë para në stadium

22:49, 09/06/2023

UEFA i ka udhëzuar tifozët e Manchester Cityt dhe Interit për të mbërritur 9 orë përpara nisjes së finales së Championsit në stadiumin “Ataturk” të shtunën.

Qeveria europiane e futbollit i ka nxitur tifozët që të shkojnë drejt stadiumit prej orës 11:00 për të shmangur kaosin që ndodhi në Paris sezonin e shkuar, ku shumë tifozë të Liverpulit dhe Realit u bllokuan në radhë dhe patën vështirësi për të hyrë në stadiumin “Stade de France”, duke përjetuar edhe skena dhune, ndërsa policia ndërhyri me gaz lotsjellës për të shmangur turmat.

Autoritetet duan t’i shpërndajnë tifozët për shkak edhe të mjeteve të transportit publik që do ta kenë të vështirë të përballojnë këto kapacitete.

Tifozët e Cityt dhe Interit do të kalojnë përmes 3 pikash kontrolli për të hyrë në stadium, fillimisht duke aktivizuar biletën elektronike përpara se të kalojnë kontrollet fizike nga policia dhe faza e fundit e hyrjes do të menaxhohet nga një firmë private sigurie.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco