Manchester City favorit? Figo: Gjithçka mund të ndodhë në një ndeshje të vetme

Manchester City favorit? Figo: Gjithçka mund të ndodhë në një ndeshje të vetme

19:56, 09/06/2023

Ish-sulmuesi i Interit, Luis Figo, do të ndjekë finalen e Championsit nga Stambolli, teksa ka dhënë një deklaratë për “Sky Sport”.

“Përpara ndeshjes ju gjithmonë dëshironi të filloni… Unë gjithmonë kam fjetur mirë para ndeshjeve. Ka pak ankth për të filluar, për t’i bërë gjërat mirë”.

A mund ta fitojë Interi finalen?

“Nëse Interi është në finale, është sepse e meriton… Të gjithë thonë se City është favorit, por gjithçka mund të ndodhë në një ndeshje të vetme. Interi duhet të luajë me ambicie, do të shohim në fund”.

Kush futbollist mund të jetë vendimtar?

“Të gjithë në përgjithësi… Finalet vendosen me detaje të vogla, ata do të duhet të fillojnë fuqishëm në mbrojtje dhe të përpiqen të krijojnë diçka përpara. Interi mund t’i shënojë gol Cityt”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco