I përfundoi kontrata me Leipzig, mesfushori austriak është lojtari më i ri i Bayernit

I përfundoi kontrata me Leipzig, mesfushori austriak është lojtari më i ri i Bayernit

19:55, 09/06/2023

 

Pas shpalljes si kampion i Gjermanisë për të 11-tën herë radhazi, Bayern Munchen ka nisur merkaton e verës. Mesfushori i Leipzig, Konrad Laimer është goditja e parë e klubit bavarez.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Bayern Munchen përmes një postimi në rrjetet sociale ku 26-vjeçari prezantohet si lojtari më i ri. Pas përfundimit të kontratës me Leipzig, Laimer do të bashkohet me kampionët e Gjermanisë si lojtar i lirë.

Mesfushori austriak ka firmosur një kontratë që do ta mbajë të lidhur me Bayernin deri në vitin 2027. Laimer regjistroi sezonin që lamë pas në Bundesligë 21 paraqitje me Leipzig, ku arriti të shënojë 3 gola.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco