Finalja e Champions League/ Manchester City pa mungesa, Inter në dyshim për Mkhitaryan

Finalja e Champions League/ Manchester City pa mungesa, Inter në dyshim për Mkhitaryan

17:25, 09/06/2023

Kur kanë mbetur dhe pak orë nga finalja e madhe e Stambollit, Inter-Manchester City, dy trajnerët po bëjnë llogaritë e fundit për të zgjedhur 11 titullarët që do të hedhin në fushë.

Skuadra angleze, e cila kërkon trofeun e parë në histori të Champions League, nuk ka ndonjë shqetësim sa i përket organikës së skuadrës. Ederson do të kthehet në portë, ndërsa pjesa tjetër e skuadrës me shumë gjasa do të jetë e njëjta me atë që e mposhti Manchester United në finalen e FA Cup. Sigurisht vëmendja është tek Erling Haland që përveç trofeut ka shansin të thellojë dhe më shumë rekordet e tij.

Ndërkohë në kampin zikaltër, në dyshim janë dy lojtarë, Mkitaryan dhe Korrea për të cilët trajneri Inzaghi do të besojë deri në fund. Më shumë gjasa sulmi do të përbehet nga një ish si  Edin Dzeko i cili është në avantazh me Lukakun ndërsa në krahë  të tij luan kampioni i botës me Argjentinën, Lautaro Martinez. Balotazh ka dhe në mesfushë ku dilema është Brozoviç apo Mkhytarian, vetëm nëse armeni arrin të jetë i gatshëm për trajnerin italian. 34-vjecari është rikthyer në seancën e fundit që grupi bëri në Milano dhe gjendja e tij do të vëzhgohet në orët në vijim.

Spektakli është i garantuar. Dy skuadra që kanë kaluar shumë ekipe të mëdha për të ardhur deri në finalen e Stambollit dhe tashmë janë vetëm 90 minuta larg suksesit më të madh, trofeu i Champions League. Takimi do të luhet këtë të shtunë duke nisur prej orës 21:00.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco